Politikanja serbe e quan ‘primitiv dhe të pashkolluar’ sportistin e njohur serb! Sportisti serb njihet edhe për veprime kundër Kosovës

Tenis

Politikanja serbe e quan ‘primitiv dhe të pashkolluar’ sportistin e njohur serb! Sportisti serb njihet edhe për veprime kundër Kosovës

Më: 21 prill 2020 Në ora: 14:16
Vesna Peshiq

Një prej tenistëve më të mirë në botë, Novak Gjokoviq, që njihet si nacionalisht dhe me qëndrime kundlr shqiptarëve, ka shkaktuar shumë reagime nëpër gjithë botën për shkak të qëndrimit të tij për vaksinën kundër koronavirusit, ndërsa sociologia dhe ish politikanja Vesna Peshiq ka reaguar ndaj shkrimit të tij.

“Primitiv, për fat të keq. Luan shkëlqyeshëm, por i pashkolluar”, ka shkruar Peshiq në Twitter, përfundi lajmit në të cilin tenisti flet për vaksinën.

Të përkujtojmë, se tenisti serb ka thënë se nuk është përkrahës i asaj që të detyrohet të vaksionohet në mënyrë që të mund të udhëtojë.

Unë së pari jam kundër këtyre vaksinave. Por nëse ky do të jetë rregull dhe ligj, çfarë do të ndodhë atëherë. Duhet të mendoj se a do t’i nënshtrohem kësaj apo jo. Për momentin qëndroj pas kësaj, a do të ndryshojë kjo, nuk e di, por e di se kjo ndikon në mëyrë të drejtëpërdrejt në punën time”, ka thënë Gjokoviq. Ky tenist njihet me veprimet e tija provokuese, kur dihet se se shpesh ka provokuar edhe shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat