I ndodh edhe kjo Nadalit

Tenis

I ndodh edhe kjo Nadalit

Më: 28 prill 2020 Në ora: 17:49
I ndodh edhe kjo Nadalit

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes virtuale online me kanadezin Shapovalov, e vlefshme për turneun Madrid Open.

Spanjolli shfaqi probleme në shpinë dhe nuk luajti në ndeshjen e dytë. Nadal kësisoj u bë i lënduari i parë virtual.

Ndaluar nga pandemia e Covid-19, Madrid Open filloi virtualisht të hënën, me debutimin e Rafael Nadal i cili, nga kolltuku i shtëpisë së tij ne Play Station 4, mundi kanadezin Denis Shapovalov.

Më pas, ish-numri 1 në renditjen e ATP duhej të luante një ndeshje tjetër virtuale, por ai informoi drejtorin e turneut Feliciano Lopez se kishte një problem fizik. Në këtë periudhë në të cilën shumë sportistë po shijojnë veten në garat në internet, Nadal është i lënduari i parë virtual.

“Rafa duhet të vazhdonte të luante. Por ai tha që ai kishte një problem në shpinë dhe nuk mund ta vazhdonte lojën. Ai e pësoi këtë dëmtim duke u stërvitur në shtëpi. Sidoqoftë shpresojmë që ta kemi në ndeshjen e radhës”, shpjegoi Lopez.

32 tenistë marrin pjesë në sfidë, ku fituesi do t’ua ndajë çmimin kolegëve më poshtë në renditje, të cilët janë në kushte më të vështira ekonomike për shkak të ndalesës së shkaktuar nga pandemia.

Nadal, 33 vjeç, është në të njëjtin grup me Andy Murray të Britanisë, i cili mundi francezin Benot Per në ndeshjen e tij të parë.

Ndeshjet në fazën e grupeve vazhdojnë të martën dhe të mërkurën para se të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalet të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat