Spanja kalon 26 mijë viktimat nga Covid-19, Nadal kritikon qeverinë! - Bota Sot
Spanja kalon 26 mijë viktimat nga Covid-19, Nadal kritikon qeverinë!

Tenis

Spanja kalon 26 mijë viktimat nga Covid-19, Nadal kritikon qeverinë!

Më: 8 maj 2020 Në ora: 09:27
Rafael Nadal

Janë pak më shumë se 26 mijë persona ato që kanë humbur betejën me koronavirusin në Spanjë, 90% me patologji shoqëruese dhe komplikacion. Lajmi u zyrtarizua dhe përcoll sot për mediat iberike nga Ministria e Shëndetit, në Madrid, ku edhe u shpjegua se në 24 orët e fundit janë regjistruar 213 viktima, për një total prej 26.070.

Janë ndërkohë 221 446 persona të prekura nga koronavirusi në Spanjë, 754 në një ditë të vetme. Në total, numri i të shëruarve është në 128 mijë e 551.

Sakaq, Rafael Nadal, tenisti i famshëm spanjoll, ka kritikuar qeverinë Sanchez pasi veproi shumë vonë. “Mendoj se duhet të kishin mbyllur gjithçka më përpara”, tha Nadal për “El Pais”. Më pas, ai shtoi dhe se “nuk e kam për akuzë, po janë gabime që bëhen. Ndonjëherë nuk duhet të veprosh me instikt por me atë që janë shifrat. Edhe mua më ndodh të gaboj”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat