Lëndimet - Bota Sot
Lëndimet

Tenis

Lëndimet

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 16:43
Lëndimet

Në muajin shkurt të këtij viti, legjenda e sportit të tenisit Roger Federer, pati një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e djathtë, por pjesa e rehabilitimit nuk ka shkuar mirë, duke pësuar edhe një lëndim tjetër.

Mendohet të ketë qenë një ‘dështim’ apo ‘gabim’ i mjekut që e ka operuar zviceranin.

‘Mezi pres të kthehem në garë dhe të luaj sërish në start të vitit 2021’, ka thënë Federer, raporton BBC.

Një lëndim po në gju që pati në vitin 2016, e la jashtë Federerin gati krejt sezonin, më pas në vitin tjetër doli kampion në Australian Open dhe Wimbledon.

‘Ashtu si kam vepruar në vitin 2017, do të jetë njëjtë edhe tash, do të marr kohën e nevojshme për të qenë qind për qind i gatshëm për të luajtur në nivelin tim më të lartë’.

Herën e fundit kur Federer luajti ishte humbja ndaj Gjokoviq në gjysmëfinalen e Australian Open në janar.

Garat në tenis janë mbyllur të paktën në fund të korrikut për shkak të pandemisë, ndërsa mendohet të kthehet me US Open të planifikuar të nis më 31 gusht kurse French Open në 20 Shtator.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat