Pas malazezëve, as sllovenët nuk e lejojnë Novak Gjokoviqin! Serbisë po i dhemb fortë

Tenis

Pas malazezëve, as sllovenët nuk e lejojnë Novak Gjokoviqin! Serbisë po i dhemb fortë

Nga: K. Goca Më: 17 qershor 2020 Në ora: 17:07
Pas malazezëve, as sllovenët nuk e lejojnë Novak Gjokoviqin! Serbisë po i dhemb fortë

Serbi nacionalist Novak Gjokoviqi, provokon herë pas here! Pas Malit të Zi as Sllovenia nuk e lejon që të organizojë turneun e tenisit. Mediumi serb “Kurir”, e ka quajtur edhe skandal! 

“Turneu rajonal "Adria Tour", i organizuar nga tenisti më i mirë në botë Novak Gjokoviq, nuk do të mbahet në Slloveni”, raportojnë media lokale në Slloveni, ka vajtuar “Kurir”.

Siç thuhet, përkundër gatishmërisë së Shoqatës së Tenisit të Sllovenisë (TZS) për të pritur turneun Adria Tour në Portorozh në fund të muajit (27 dhe 28 qershor), pasi turneu u anulua në Mal të Zi, nuk do të zhvillohet as në Slloveni,  për shkak të masave të detyrueshme, futjes në karantinë për 14 ditë për të gjithë qytetarët serbë që vijnë në Slloveni. Kjo fortë iu dhemb i serbëve!

Sllovenët vepruan shkëlqyeshëm, duke i treguar Gjokoviqit se këtu ka rregulla dhe nuk mund t’i fus hundët në një shtet tjetër pa lejen e autoriteteve përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat