Gjokoviqi nën akuzë për përhapjen e virusit vdekjeprurës - Bota Sot
Gjokoviqi nën akuzë për përhapjen e virusit vdekjeprurës

Tenis

Gjokoviqi nën akuzë për përhapjen e virusit vdekjeprurës

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 17:01
Gjokoviqi nën akuzë për përhapjen e virusit vdekjeprurës

Tenisti serb Novak Gjokoviq, pasi konfirmoi se ka dalë pozitiv me Covid-19, është vënë nën akuzë se ka qenë shkaktar për përhapjen e virusit vdekjeprurës. Katër tenistë dhe 2 trajnerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 48 orët e fundit.

Të gjithë janë pjesëmarrës në turneun “Adria Summer Tour” organizuar nga Gjokoviq, që u zhvillua fillimisht në Beograd (Serbi) e së fundi në Zara (Kroaci).

“Gjithçka që kemi bërë kohët e fundit e kemi bërë me zemër dhe me qëllime të sinqerta. Adria Tour është një turne bamirësie, pasi të ardhurat do të shkojnë për bamirësi. Pavarësisht situatës, ne do të jemi të bashkuar dhe do të shpërndajmë mesazhin e solidaritetit. Më vjen keq nëse kam krijuar probleme”, tha tenisti.

Por fakti se turneu është bërë me praninë e tifozëve dhe se tenistët kanë festuar mes tyre në lokal gati të zhveshur dhe duke pirë, nuk është mirëpritur nga mjaft sportistë. Gjokoviq aktualisht ndodhet në shtëpinë e tij në Beograd.

“Do të qëndroj në izolim për 2 javë dhe pas 5 ditësh do të ribëj testin”, tha tenisti serb, që ka dalë pozitiv bashkë me bashkëshortën e tij Jelena, por fëmijët e tyre janë negativë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat