Asociacioni i tenistëve profesionist, “ATP”, ka miratuar ndërrimin e sistemit për pikë dhe në periudhën e ardhshme, spanjolli Rafael Nadal do të përfitojë më shumë pikë gratis edhe nëse dështon në turnetë e ardhshme.
Me sistemin e ri, rezultatet do të vazhdojnë nga muaji mars e deri në dhjetor të vitit 2020, dhe nëse ndonjë tenist ka rezultate më të dobëta se viti i kaluar, do të merren parasysh pikët, të cilët i ka fituar vitin e kaluar.
Kjo do të thot se në garën për vendin e parë në listën “ATP”, Nadal do të ketë përparësi në krahasim me Gjokoviçin, pasi që kishte përfundim më të mirë të sezonit të fundit. Aktualisht, në listën e ATP-së, Gjokoviqi ka 370 pikë më shumë se Rafael Nadal.
Sezoni i tenistit do të duhet të vazhdoë më 14 gusht në Uashington, pas së cilës do të zhvillohen turnet në Sinsinati, US OPEN, KIcbill, Madrid, Romë dhe Rolan Garros.