Nadal s’do të mbrojë trofeun e US Open - Bota Sot
Nadal s’do të mbrojë trofeun e US Open

Tenis

Nadal s’do të mbrojë trofeun e US Open

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 18:01
Nadal s’do të mbrojë trofeun e US Open

Prania e tenistit spanjoll Rafael Nadal në grand slam të US Open, që nis më 31 gusht, është në dilemë. Nadal është kampion në fuqi, por më shum ë gjasa ai nuk do të mbrojë titullin.

Spanjolli ka deklaruar se do të jetë në turneun masters të Madridit, që nis më 14 shtator, një ditë pasi përfundon US Open (13 shtator). Ndërkohë që dy turnetë luhen në sipërfaqe të ndryshme: US Open në fushë me çimento dhe turneu i Madridit në fushat me dhè.

“Nadal ka konfirmuar se do të jetë në turneun tonë”, tha Feliciano Lopez, drejtori i turneut të Madridid.

Edhe vetë tenisti spanjoll ka konfirmuar në “Twitter”, duke shkruar: “Shihemi në shtator, në Madrid”. Siç dihet, fushat me dhè janë sipërfaqja e preferuar e Nadal, që synon grand slam e Roland Garros, që nis më 30 shtator.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat