Federer: Kam ende një rrugëtim të gjatë deri në rikthimin në fushë

Tenis

Federer: Kam ende një rrugëtim të gjatë deri në rikthimin në fushë

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 12:13
Federer: Kam ende një rrugëtim të gjatë deri në rikthimin në fushë

Roger Federer pranon se të mos luajë në grand slam të Wimbledon këtë vit e ka mërzitur shumë. Ky është turneu i tij i preferuar, aty ku zvicerani ka triumfuar 8 herë në karrierën e tij, ndërkohë që në total ka fituar 20 grand slam.

Gjithsesi, koronavirus bëri që organizatorët e turneut londinez ta anullojnë atë, ndërsa vetë Roger të “dorëzohet”, duke zhvilluar një operacion të dytë. Numri 4 në botë pritet të rikthehet në fushë në janar të 2021-shit.

“E pranoj që Wimbledon më mungon shumë. Për këtë arsye po punoj fort, që të jem aty vitin tjetër. Unë po rikuperoj dhe shpresoj në janar të jem gati. Në Wimbledon kam shumë kujtime dhe dua t’i përjetoj sërish vitin tjetër”, tha zvicerani.

“Kam ende një rrugëtim të gjatë deri në rikthimin në fushë, por gjërat po ecin mirë. Nuk dua të nxitohem, kam kohë, ndërkohë që deri në janar situata mund të ndryshojë sërish. Ndaj dua të jem gati për vitin tjetër”, tha Federer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat