Halep: Nuk kam ide se çfarë do të bëj

Tenis

Halep: Nuk kam ide se çfarë do të bëj

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 12:59
Halep: Nuk kam ide se çfarë do të bëj

Tenistja rumune Simona Halep dhe ajo gjermane Angelique Kerber, dy ish-numrat 1 në botë, kanë deklaruar se nuk kanë vendosur ende nëse do të luajnë në grand slam të US Open, që nis më 31 gusht. Turneu amerikan ka vendosur rregulla strikte për pjesëmarrësit, ndaj ata janë në dilemë për të udhëtuar drejt Amerikës, ku pandemia e Covid-19 është ende në nivele të larta.

Tenistja 32-vjeçare, Angelique Kerber, tha: “Sot për sot nuk di ç’të them, nuk e imagjinoj dot vetëm në Nju Njork. Për momentin, udhëtimi në Amerikë është një plan i rrezikshëm. Asnjë nuk e di se çfarë do të ndodhë deri në fund të gushtit, pasi rastet me koronavirus në Amerikë janë të larta”.

Ndërsa Halep, tha: “Nuk kam ide se çfarë do të bëj, pasi asnjë nuk e di se çfarë do të ndodhë pas një muaji. Do të pres dhe më pas do të vendos. Do të shoh edhe atë që do të bëjnë tenistet e tjera. Janë shumë teniste që jetojnë në Europë që e konsiderojnë të rrezikshme udhëtimin në Amerikë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat