Monaco: Isha i inatosur me Rafael

Tenis

Monaco: Isha i inatosur me Rafael

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 11:46
Monaco: Isha i inatosur me Rafael

Ish-tenisti argjentinas Juan Monaco, në një intervistë për ATP-në, ka folur për miqësinë e fortë që ka me Rafael Nadal, një miqësi që është forcuar me kalimin e viteve. Tenisti amerikano-latin ka folur për takimet e para me Nadal, që nisën pas ndeshjes së parë që ata zhvilluan në vitin 2005.

“Luajtëm për herë të parë në turneun e Bastad, në Suedi, ku më mundi me shumë lehtësi 2-0 (6-1, 6-1). Pasi përfunduam atë turne, ikëm së bashku në Spanjë, në shtëpinë e tij. Qëndruam aty një javë. Që në atë moshë (19 vjeç) ishte i jashtëzakonshëmm, i destinuar të bëhej i madh dhe e kisha shumë mik”, tha Juan Monaco.

Monaco e ka mposhtur vetëm një herë Nadal në karrierën e tij, në vitin 2007 në turneun e Sinsinati, ndeshje të cilën spanjolli nuk e përfundoi, pasi u tërhoq i dëmtuar në fundin e saj.

“Isha i inatosur me Rafael, pasi nuk donte ta mbyllte atë ndeshje, kur po fitoja 7-6, 4-1. Doja ta vrisja. Isha i lumtur për fitoren, por nuk do t’i kishte kushtuar asgjë po të luante edhe disa minuta më shumë dhe ta merrja një fitore të vërtetë, jo me tërheqje të tij”, kujton Monaco.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat