Mjaft nga yjet e tenisit kanë konfirmuar se do të mungojnë në grand slam të US Open, që nis më 31 gusht në Nju Jork. Shkaku kryesor është pandemia e Covid-19, që ka gjunjëzuar botën dhe sportin.
Tenistët refuzojnë të udhëtojnë drejt Amerikës nga frika e infektimit. Gjithsesi, organizatorët e US Open po marrin masat që të sjellin në këtë turne sa më shumë yje të tjerë të këtij sporti.
Orët e fundit mësohet se US Open u ka dërguar nga një ftesë dy ish-fituesve të këtij turneu, britanikut Andy Murray dhe belges Kim Clijsters.
Të dy nuk luajnë prej kohësh, por kanë rinisur stërvitjet dhe synojnë të rikthehen sa më shpejt në fushë.