Në krizë

Tenis

Në krizë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 13:37
Bianca Andreescu

Tenistja kanadeze Bianca Andreescu, kampione në fuqi e grand slam të US Open, ka vendosur të mos mbrojë titullin fituar vitin e kaluar. 20-vjeçarja, që vjet mundi në finale Serena Williams, ka deklaruar se nuk do të luajë në turneun që nis më 31 gusht, në Nju Jork.

Andreescu nuk luan që prej tetorit të vitit të kaluar, për shkak të dëmtimit në “WTA Finals”. Ndërkohë, që edhe frika nga pandemia e Covid-19 ka bërë që ajo të mos luajë në turneun nju-jorkez.

“Të mos luaj në Nju Jork ishte një vendim shumë i vështirë për mua, pasi jam kampione në fuqi. Mora këtë vendim për t’u fokusuar më shumë te rikuperimi pas dëmtimit, për t’u rikthyer në fushë në nivelet e dikurshme”, tha tenistja kanadeze.

Bianca Andreescu është tenistja e katërt nga “top-20” më të mirat në botë që tërhiqet nga US Open, pas Ashleigh Barty (numri 1), Elinsa Svitolina (5) dhe Kiki Bertens (7). Në dilemë është edhe prania e Simona Halep (numri 2), që nuk ka vendosur ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat