Nis turneu ndërkombëtar i tenisit “Peja Open 2020”

Tenis

Nis turneu ndërkombëtar i tenisit “Peja Open 2020”

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 11:52
Nis turneu ndërkombëtar i tenisit “Peja Open 2020”

Ka filluar të hënën turneu ndërkombëtar “Peja Open 2020”, që po mbahet për grupmoshën U-16.

Turneu po organizohet nën patronatin e Federatës Evropiane të Tenisit, ndërsa po zhvillohet në Brestovik të Pejës.

Sipas Federatës së Tenisit të Kosovës (FTK), në turne po marrin pjesë 30 garues nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Gjermani. Garat zgjasin deri më 6 shtator 2020, njofton KOK.

Për shkak të situatës pandemike në vend organizatorët po i ndjekin të masat strikte për mbrojtën nga “Covid- 19”, të rekomanduara në nivel shtetëror, si dhe nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF), thuhet në njoftimin e FTK-së.

KOK iu uron suksese garuesve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat