Williams në rundin e katërt

Tenis

Williams në rundin e katërt

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 10:59
Williams në rundin e katërt

Gjashtë herë kampionia Serena Williams e mundi bashkëkombësen e vet, Sloane Stephens, me rikthim pas një fillimi të ngadalshëm dhe e siguroi një vend në mesin e 16 tenisteve më të mira në US Open.

Williams, numri tre i botës, e humbi setin e parë para se të riktheje bindshëm për t’i fituar dy setet e radhës 2-6 6-2 6-2, kundër numrit 26 të botës Stephens në Nju Jork.

“Ishte ndeshje intensiv, ne gjithmonë bëjmë ndeshje të jashtëzakonshme”, tha Williams.

Williams, e cila është në kërkim të barazimit të rekordit për më së shumti grand slams, 24, do të përbellet me Maria Sakkari në rundin tjetër.

Sakkari e mposhti Williamsin javën e kaluar në turneun Western and Southern Open.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat