Skandaloze: Serbët kërcënojnë me jetë gjyqtaren e tenisit, pas diskualifikimit të Djokovicit nga ‘US Open’

Tenis

Skandaloze: Serbët kërcënojnë me jetë gjyqtaren e tenisit, pas diskualifikimit të Djokovicit nga ‘US Open’

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 19:20
Laura Clark

Gjyqtarja fundore, Laura Clark, ka marrur kërcënime në rrjetet sociale nga tifozët e Novak Djokovicit, pasi ky i fundit u diskualifikua nga ‘US Open’.

Tenisti i njohur serb, Novak Djokovic, u diskualifikua dje nga ‘US Open’, pasi e ka goditi me top gjyqtaren fundore, e cila për pak sekonda mbeti edhe pa frymë.

Pavarësisht pretendimeve se kjo goditje ishte aksidentale dhe e paqëllimshme, bazuar në rregullat, nuk pati tolerime as për tenistin numër një botë.

Mirëpo, më keq se kjo janë duke vepruar tifozët e tenistit nga Serbia, të cilët po e kërcojnë gjyqtaren, Laura Clark, me jetë.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale kohë më parë në ‘Instagram’, Clarck kishte bërë një dedikim për djalin e saj, i cili kishte ndërruar jetë në vitin 2008, pas një aksidenti me motorr, shkruan ‘Daily Mail’.

Një nga tifozët e Djokovicit, me emrin ‘brozarc’ në ‘Instagram’ i ka shkruar gjyqtares: “Mos u shqetësoni, ju do t’iu bashkoheni atij së shpejti”. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat