Roland Garros, hap dyert për tifozët

Tenis

Roland Garros, hap dyert për tifozët

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 11:25
Roland Garros, hap dyert për tifozët

Federata Franceze e Tenisit ka konfirmuar sot se gjatë grand slam të Roland Garros (21 shtator-10 tetor) do të lejohet prania e tifozëve. Sipas organizatorëve, hyrja do të jetë e limituar për shkak të pandemisë Covid-19: Vetëm për 11.500 persona, që do të ndahen në 3 zona të ndryshme, që nuk kanë lidhje mes tyre.

5000 persona do të lejohen në fushën qendrore Chatrier dhe zonat përreth, 5000 në fushën Lenglen e zonat përreth dhe 1500 në fushën Mathieu e zonat përreth.

Të gjithë tifozët do të kenë të detyrueshme mbajtjen e maskës gjatë kohës që shohin ndeshjet.

Faza kualifikuese do të luhet me dyer të mbyllura, ndërkohë që tenistët do të vijnë në stadium vetëm në ditën e ndeshjes. Ditët e lira mund të qëndrojnë në një qendër sportive aty pranë. Organizatorët synonin deri në 20 mijë persona, por ardhja e një vale të dytë të koronavirus në Paris bëri që planet të ndryshohin sërish.

“Të gjithë pjesëmarrësit do të testohen pasi të mbërrijnë në Paris, më pas sërish pas 72 orës dhe më pas çdo 5 ditë. Për pjesëmarrësit janë rezervuar 2 hotele dhe ata do të akomodohen vetëm aty”, thanë organizatorët e turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat