Gjoko, je bë përrallë!

Tenis

Gjoko, je bë përrallë!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shtator 2020 Në ora: 12:02
Gjoko, je bë përrallë!

Serbi Novak Gjokoviqi gjithnjë e më shumë po e tregon fytyrën e tij të vërtetë!  

Gjesti që e ka bërë të dielën e kaluar, shokoi tërë botën sportive.  tenisti serb e godit me top në fyt gjyqtaren, duke e rrezikuar edhe jetën e saj!

Gjoko tha se e ka bërë pa qëllim! 

Gjoko, ju e dini mirë se kësi lloj goditje në fushë ndalohen rreptësishtë dhe janë të dënueshme! Goditja e Gjokos me top ka rrezikuar seriozisht jetën e gjyqtares femër! 

Gjoko, je bë përrallë! Askush nuk po të beson më!

Gjokoviqi, që njihet me nacionalizëm dhe që e quan Kosovën zemër të Serbisë, mundohet të arsyetohet për gjestin e tij.

“Tifozë të mi të dashur, faleminderit për të gjitha mesazhet pozitive. Ju lutem, mos harroni se gjyqtarja e linjës, e cila u godit nga topi, gjithashtu ka nevojë për mbështetjen tonë.

Ajo nuk bëri asgjë keq. Ju lutem ta mbështesni atë. Nga këto momente ne forcohemi dhe ngrihemi lart. Evropë, po vij”, shkroi Gjokoviq në rrjetet sociale.
Gjoko, e tërë e bota e ka kuptuar se kush je dhe sa vlen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat