Frika nga koronavirus

Tenis

Frika nga koronavirus

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 13:13
Frika nga koronavirus

Tenistja australiane Ashleigh Barty, numri 1 në botë për femra, ka deklaruar se nuk do të luajë në grand slam të Roland Garros, që nis më 21 shtator në Paris. Ajo ka marrë këtë vendim si pasojë e pandemisë së Covid-19 dhe frikës së infektimit. Barty nuk u paraqit as në grand slam të US Open, që po luhet aktualisht në Nju Jork.

Barty është kampione në fuqi në Roland Garros, ndaj nuk do ta mbrojë titullin fituar aty.

“Roland Garros i vitit të kaluar ishte turneu më i rëndësishëm i karrierës time, ndaj nuk ishte e lehtë për mua të merrja këtë vendim. I uroj pjesëmarrësve dhe organizatorëve më të mirën”, tha Barty në një deklaratë për mediat e fansat.

Më tej, numri 1 në botë shtoi: “Ishte një vit i vështirë për të gjithë, ndaj në aspektin sportiv jam e zhgënjyer. Por rëndësi për mua ka shëndeti e familja”. Ashleigh Barty nuk luan që prej shkurtit të këtij viti dhe për të ky sezon konsiderohet i mbyllur, duke u përgatitur për 2021-shin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat