US Open – mësohet gjysmëfinalistët

Tenis

US Open – mësohet gjysmëfinalistët

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 13:29
US Open – mësohet gjysmëfinalistët

Victoria Azarenka në kategorinë e femrave dhe Dominic Thiem dhe Daniil Medvedev në atë të meshkujve, arritën të kualifikohen në gjysmëfinale të turneut të tenisit US Open.

Çerekfinalet e turneut përfunduan në ditën e dhjetë të këtij organizimi Grand Slam në New York të SHBA-së.

Në çerekfinalen e femrave, bjellorusja Victoria Azarenka mundi belgen Elise Mertens me setet 6-1 dhe 6-0, pas një ndeshjeje që zgjati 1 orë e 13 minuta, në të cilën ajo dominoi që nga fillimi.

31-vjeçarja Azarenka, e cila nuk e ka fituar asnjëherë këtë turne, megjithëse ka arritur në finale dy herë më parë, u kualifikua në gjysmëfinale me fitoren e fundit.

Ndërkaq, në kategorinë e meshkujve, Dominic Thiem mposhti australianin Alex de Minaur me setet 6-1, 6-2 dhe 6-4. Thiem hyri në histori si tenisti i parë austriak që arriti në gjysmëfinale në US Open.

Rusi Daniil Medvedev mundi bashkëkombasin Andrey Rublev me setet 7-6, 6-3 dhe 7-6 dhe do të përballet me Dominic Thiem në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinalen tjetër të meshkujve, gjermani Alexander Zverev do të përballet me spanjollin Pablo Carreno Busta.

Te femrat, Serena Williams nga SHBA-ja, e cila synon titullin e 24-të Grand Slam në karrierën e saj, do të përballet me dhe Victoria Azarenka-n.

Japonezja Naomi Osaka, e cila fitoi këtë kampionat në vitin 2018, do të kërkojë të kalojë në finale me fitore eventuale në ndeshjen kundër amerikanes Jennifer Brady.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat