Alexander Zverev ka treguar njëren prej paraqitjeve më të mira, kur mposhti sot tenistin spanjoll, Pablo Carreno-Busta.
Tenisti gjerman që renditet në vendin e shtatë në ranglistën botërore, fillimisht ishte duke humbur me rezultat 2:0 në sete.
Por, në tri setet e fundit, Zverev fitoi me rezultatatet 6:3, 6:4 dhe 6:3 për të shënuar kthesën e madhe.
23-vjeçari në finale të "Grand Slamit" do të përballet me Dominic Thiemin, i cili në gjysmëfinale mposhti rusin Danil Medvedev.
Finalja e madhe Zverev - Thiem luhet nesër nga ora 22:00.