Nadal: Shumë njerëz po vuajnë

Tenis

Nadal: Shumë njerëz po vuajnë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:49
Nadal: Shumë njerëz po vuajnë

Pas 6 muajsh pushim, më së shumti i kushtëzuar nga pandemia, tenisti spanjoll Rafael Nadal rikthehet të luajë. Numri 2 në botë do të zbresë sot në fushë në turneun Masters të Romës, turne i fushave me dhè, sipërfaqja e preferuar e Nadal.

Hera e fundit që ai ka luajtur ka qenë turneu i Acapulco, në shkurt, ku fitoi pa humbur asnjë set. Ndërkohë që, refuzoi të luajë në US Open si pasojë e distancës së madhe së udhëtimit dhe frikës nga infektimi nga koronavirus.

“Në muajt e fundit, tenisi ka qenë gjëja e fundit për të cilin kam menduar. Nuk kam luajtur shumë në 6 muajt e fundit. e çuditshme, por në kaq pak muajt bota ka ndryshuar shumë”, tha Nadal.

“Shumë njerëz po vuajnë, mjaft familje kanë humbur njerëzit e dashur si pasojë e Covid-19. Ndaj, në muajt e fundit, tenisi ka qenë i fundit i shqetësimeve të mia. Gjithsesi, tani jam i lumtur që rikthehem të luaj”, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat