Nadal e nisi me fitore

Tenis

Nadal e nisi me fitore

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 13:40
Nadal e nisi me fitore

Spanjolli Rafael Nadal mundi me 2:0 (6:1, 6:1) patriotin e tij Pablo Carreno Busta, në kuadër të turneut të Romës.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare e Nadal pas 200 ditësh pushim, duke treguar një formë të mirë sportive.

Te femrat, Victoria Azarenka, finaliste e US Open pak ditë më parë, mundi 2:0 (7:6, 6:2) amerikanen Venus Williams.

Ndërsa tenistja rumune Simona Halep fitoi 2:0 (6:4, 6:3) ndaj italianes Jasmine Paolini. Më tej shkojnë edhe Karolina Pliskova e Elina Svitolina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat