Vesa Gjini “shkel” çdo gjë para vetës – kalon në finale të Turneut Ndërkombëtar ITF

Tenis

Vesa Gjini “shkel” çdo gjë para vetës – kalon në finale të Turneut Ndërkombëtar ITF

Nga: F.B Më: 18 shtator 2020 Në ora: 12:19
Vesa Gjini

Tenistja mitrovicase Vesa Gjinaj ka vazhduar serinë e paraqitjeve të mira në këtë stinor, pas fitoreve ndaj tenistes amerikane, ruse, ukrainase ajo ka mundur edhe bartësen hungareze të turneut dhe kalon në finale

Tenistja mitrovicase Vesa Gjinaj ka bërë një hap tjetër madh duke mundur edhe bartësen e parë të Turneut në Tiranë hungarezen Luca Udvardy me rezultatin 2:0 dhe pas këtij triumfi ajo ka “prek” finalen.

Si[ dihet Gjinaj më herët pa mundur po ashtu bindshëm tenisten ruse Lebedeva për të kaluar në çerekfinale, ku mundi tenisten amerikane, ndërkohë që pas kësaj eliminoi edhe tenisten ukrainase Sofila Vdowychenko po me 2:0.

Siç dihet Turneu Ndërkombëtar i Tenisit ITF National Sport Park Open U-18 , që po zhvillohet në Tiranë, në secilin vit po bëhet më rivalizues edhe më konkurrent, që dëshmon edhe me rrugëtimin e tenistes Gjinaj, që ka mundur tenste nga vendet me tenis të zhvilluar, si Rusia, ShBA, Ukraina edhe Hungaria.

 Në finale të turneut, Vesa Gjinaj do të takohet me fituesen e duelit ndërmjet tenistes turke që është bartësja e tretë e turneut Leyla Nilufer Elmas dhe tenistes tjetër ruse Arlina Valitova.

Të dy këto teniste janë bartëse të grupeve dhe janë të renditura më mirë se Vesa, mirëpo forma e Vesës edhe përkushtimi i treguar jep shpresë se ajo do takoj edhe pengesën e fundit dhe do jetë fituesja e turneut.

Këto rezultate të tenistes mitrovicase janë vazhdimësi e suksesit në Turneun Ndërkombëtare të mbajtur ditë më parë në Pejë, ku Vesa Gjinaj bindshëm ishte shpall kampione edhe më e mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat