Avioni shkakton panik, sportistja: Ishim të gjithë të trembur

Tenis

Avioni shkakton panik, sportistja: Ishim të gjithë të trembur

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 12:14
Avioni shkakton panik, sportistja: Ishim të gjithë të trembur

“Isha e shqetësuar, pasi mendova se ndodhi diçka e keqe. Ktheva sytë nga gjyqtari kryesor, që gjithashtu ishte pak i trembur, pasi po kalojmë një periudhë jo të mirë si pasojë e pandemisë dhe asnjëherë nuk i dihet se çfarë ndodh”.

Ka qenë ky komenti i tenistes ukrainase Elina Svitolina, pas ndeshjes së fituar 2:1 ndaj meksikanes Renata Zarazua, në raundin e dytë të Roland Garros. Ajo u shpreh se pati momente ankthi e frike kur në ajër u ndie një zhurmë e fortë.

Më pas, ajo mësoi se një avion luftarak francez kishte kaluar pranë zonës ku po luhen ndeshjet e Roland Garros. Ai ishte aq i shpejtë se kaloi shpejtësinë e zërit, ndaj dhe zhurma e tij ishte e fortë, duke trembur njerëzit.

Sipas policisë pariziene, avioni ishte lejuar të udhëtonte me një shpejtësi super-sonike, në ndihmë të një avioni tjetër që kishte humbur kontaktin radio me bazën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat