Gjokoviq godet sërish me top gjyqtarin

Tenis

Gjokoviq godet sërish me top gjyqtarin

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 11:46
Gjokoviq godet sërish me top gjyqtarin

Tenisti serb Novak Gjokoviq, ka qenë sërish protagonist i një episodi me gjyqtarët, këtë herë në grand slam-in e Roland Garros.

Gjatë ndeshjes fituar 3:0 ndaj rusit K.Khachanov, tenisti serb ka goditur padashje me top një nga gjyqtarët anas fushës.

Këte herë goditja ka qenë e pavullnetshme, gjatë lojës, duke iu përgjigjur goditjes së kundërshtarit, por Gjokoviq e ka goditur topin me majën e raketës.

Këtë herë nuk pati asnjë shkualifikim, siç ndodhi një muaj më parë në US Open, kur goditi me top gjyqtarin e vijës, kur loja kishte ndalur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat