Erdhi në Roland Garros si tenistja e 131-të në ATP, sot siguroi gjysmëfinalen

Tenis

Erdhi në Roland Garros si tenistja e 131-të në ATP, sot siguroi gjysmëfinalen

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 22:35
Nadia Podoroska

Një sezon fantastik për tenisten argjentinase Nadia Podoroska në Roland Garros, që ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

23 vjeçarja e lindur në Rosario, sot (e martë) ka eliminuar një nga favoritët kryesor në këtë turne, Elina Svitolina, 6:2 dhe 6:4.

Është interesante se Podoroska është tensistja me përparimin më të madh në renditjen e vitit 2020, këtij viti të çuditshëm që kaloi nën ndikimin e koronavirusit.

Ajo e filloi vitin si e 255 në listen e renditjes botërore. Në Ronald Garros arriti si e 131, dhe sot siguroi gjysmëfinalen.

Me paraqitjet e shkëlqyera në Paris, Podorska nuk është më tenistja e 131 në botë. Ajo tani është në 50 më të mirët, nëse arrin në finale do të kalojë e 31-ta, ndërsa nëse fiton titullin, do të hyjë në 20 më të mirët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat