Australian Open në rrezik

Tenis

Australian Open në rrezik

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 13:39
Australian Open në rrezik

Sezoni 2020 ka qenë shumë i vështirë për sportin e tenisit, që u ndal për disa muaj si pasojë e pandemisë Covid-19. Shumë turne u anulluan, përfshi edhe Wimbledon. Gjithsesi, situata nuk duket aspak e mirë edhe për vitin e ardhshëm.

Organizatorët e turneut të Auckland, turneu i parë i vitit në sportin e raketës, kanë vendosur ta anullojnë zhvillimin e tij, si pasojë e pandemisë. Ky turne zhvillohet gjithnjë në janar, pak ditë para grand slam të Australian Open.

Këtë vit, Australian Open i shpëtoi pandemisë, por duket se sezonin tjetër kjo situatë kaosi do të “mbërthejë” edhe këtë turne.

“Jemi të trishtuar të njoftojmë anullimin e turneut ntë Auckland. Për ne, rëndësi ka shëndeti i njerëzve dhe shpresojmë të rikthehemi në vitin 2022”, thanë organizatorët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat