E turpshme, shqiptari e adhuron tenistin serb që këndonte këngë nacionaliste për Kosovën

Tenis

E turpshme, shqiptari e adhuron tenistin serb që këndonte këngë nacionaliste për Kosovën

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 11:43
E turpshme, shqiptari e adhuron tenistin serb që këndonte këngë nacionaliste për Kosovën

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Procesi Sportiv”, analisti sportiv dhe ish banori i Big Brother Albania, Arjan Bakalli, është paraqitur me një bluzë në përkrahje të tenistit serb, Novak Gjokoviq.

Novak Gjokoviq dy ditë më parë humbi në finalen e Roland Garrosit ndaj Rafael Nadal tre me zero në sete. Ishte njëra nga humbjet më të thella të Gjokoviqit, i cili humbi setin e parë me rezultatin 6-0, gjë që nuk i kishte ndodhur asnjëherë në karrierë.

Por, përkrahje për të ka ardhur befasisht nga Tirana, ku analisti sportiv dhe ish banori i Big Brother Albania, Arjan Bakalli, mbrëmjen e kaluar është shfaqur me një bluzë të serbit, duke ngritur në qiell aftësitë dhe karakterin e 33 vjeçarit të lindur në Beograd.

Në fillim të emisionit, Arjan Bakalli shpalosi maicën ku shkruhej “Novak”, duke u shprehur se një mik i mirë gjendet në ditët e vështira, ku pikërisht pas humbjes ndaj Nadalit, ai kishte vendosur të shfaqte solidaritet me Gjokoviqin, shkruan Insporti.

“Unë do të dal pikërisht për këtë (humbjen e Gjokoviq ndaj Nadalit). I shkruva diçka të atit të Novak dje përmes miqëve tanë dhe ai më dërgoi një përgjigjie shumë xhentile sot. Thash se do të jem tek Procesi ngase ata na kanë ndjekur edhe herën e fundit” – u shpreh ai.

Novak Gjokoviq, pas fitores në ATP Cup, kishte postuar një video në instagram ku dëgjohet duke kënduar këngën Vidovdan 1389, një nga “himnet” nacionaliste serbe në raport me Kosovën, ku glorifikohet miti serb për Kosovën.

Ndaj kësaj video kishte pasur reagime të shumta te shqiptarët, ndër ta edhe ambasadori i Kosovës në Bullgari Edon Cana, i cili e kishte quajtur primitiv tenistin serb pas publikimit të videos.

Por kjo duket si nuk i bën përshtypje Arjan Bakallit, i cili foli në superlativa për Novak Gjokoviqin, duke u shprehur se ai ka kontaktuar tenistin dhe shpreson që së shpejti ai të vijë për vizitë në Tiranë.

“Zotënilliku që Gjokoviq e pranoi humbjen ndaj Nadalit e bën atë kampionin që është” – tha ai.

“I ati i Gjokoviq më ka premtuar që do të vie me dy vëllezërit në Tiranë. Unë ju shkruva dje dhe ata më kthyen një përgjegjie shumë simpatike, ku midis tjerash thoshte se situata me Covid na ka penguar, por shumë shpejt do jemi në Tiranë” – u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat