Rublev mposht kroatin

Tenis

Rublev mposht kroatin

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 22:40
Rublev mposht kroatin

Andrey Rublev fitoi titullin e katërt sezonal, teksa mposhti në finalen e turneut të Shën Petërsburgut kroatin Borna Çoriç.

Një javë më parë tenisti rus ia doli mbanë për të hyrë mes 10 tenistëve më të mirë të botës, duke konfirmuar qartë edhe rritjen e tij të vazhdueshme, progres që konfirmohet qartë gjithashtu edhe me këtë triumf në atdhe.

Mbi të gjitha, për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid – 19 dhe anulimi i shumë aktiviteteve prej frikës së pandemisë, drejtuesit e Federatës ATP vendosën që ta gradojnë një turne të tillë në kalendar, duke e vlerësuar jo më me 250, por plot 500 pikë gjithsej.

Ndeshja ofroi emocione vetëm në setin hapës, sepse pasi fitoi setin e parë, loja e tenistit kroat ra ndjeshëm, e për rrjedhojë Andrey Rublev mbylli gjithçka në vetëm dy sete (7-6, 6-4).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat