Luthi: Federer nuk është ende në 100% të formës

Tenis

Luthi: Federer nuk është ende në 100% të formës

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 11:24
Luthi: Federer nuk është ende në 100% të formës

Severin Luthi, trajneri historik i tenistit Roger Federer, në një intervistë për “Blick” tha se numri 4 në botë do të jetë gati për grand slam të Australian Open.

“Sa më shumë kohë kalon dhe ne presim aq më shumë gjëra dimë edhe për të ardhmen. Nëse turneu i Australian Open do të zhvillohet normalisht, atëherë Roger do të jetë i pranishëm”, tha Luthi.

Duke folur për përgatitjen e Federer dhe gjendjen e tij, ai shprehet:

“Deri më tani çdo gjë ka shkuar sipas planifikimit. Federer nuk është ende në 100% të formës. Tenisi po nis të zërë gradualisht shumicën e kohës së fazës së rikthimit në fushë. Herë pas here Roger kthehet në fushë. Gjithsesi, turneu është ende shumë larg, nuk duam të nxitohemi”, tha Luthi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat