Baton Haxhiu: Ambiciet e mia janë që të arrij majat e suksesit! 

Tenis

Baton Haxhiu: Ambiciet e mia janë që të arrij majat e suksesit! 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 tetor 2020 Në ora: 18:57
Baton Haxhiu: Ambiciet e mia janë që të arrij majat e suksesit! 

Sporti i tenisit gjithnjë e më shumë po bëhet i dashur tek të rejat dhe të rinjtë në Kosovë.

Është një numër i madh i talenteve të këtij sporti në vendin tonë, që po shfaqin lojëra të mira, sport që gëzon reputacion të madh në glob. 

Një emër që po vjen dhe do të dëgjohet shumë në të ardhmen është edhe Baton Haxhiu.

Image

Ai është ndër talentet më të mëdhenj në Kosovë, që vit pas viti po vargon rezultate të lakmueshme.

Djaloshi nga Gjakova punon me zell të shtuar që të përsoset në çdo aspekt.

Image

Ai me reketin e tij po dëshmon mjeshtri në fushë në kategorinë U-14, shumë herë lë pa fjalë edhe njohësit e këtij sporti.
Haxhiu si çdo i ri, ka synime të mëdha. Parësore për të është që të punojë sa më shumë dhe të arrijë në nivelet më të larta.

Image

“Bota sot”: Si iu lindi dashuria për sportin e tenisit?
Baton Haxhiu:
Unë qysh në moshë të vogël jam dalluar në familje me karakteristikë hiperaktive dhe kjo shtyu prindërit e mi që të më inkuadronin në sport. Sporti i parë që aplikova ishte tenisi dhe për një periudhë të shkurtër u dalluan aftësitë e mia si sportist i ri në klub.

Image

“Bota sot”: Cilat janë sukseset e deritashme?
Baton Haxhiu:
Fillimisht jam shpallur dy herë kampion U-12 në sportin e tenisit, ku pastaj pata nderin të përfaqësoj reprezentacionin e Republikës së Kosovës në kategorinë U-12 në turneun ndërkombëtar që mbahej në Turqi.

Image

Në vitin 2018 u zgjodha laureat i vitit nga Federata e Tenisit të Kosovës në kategorinë U-12.
Në kategorinë U-14 gjithashtu kam fituar dy turne, ku i fundit ishte Master Open U-14, në të cilin pata nderin përsëri ta përfaqësoj shtetin e Kosovës në gara ndërkombëtare U-14 në Turqi, ku arrita deri në çerekfinale.

Image

“Bota sot”: Cilat janë ambiciet tuaja?
Baton Haxhiu:
Ambiciet e mia janë që të arrij majat e suksesit si lojtar i tenisit në Kosovë dhe jashtë saj.

Image

“Bota sot”: Sa e keni përkrahjen e prindërve?
Baton Haxhiu:
Përkrahja nga prindërit e mi është maksimale si nga aspekti moral dhe financiar, të cilëve u jam mirënjohës për kontributin dhe përkushtimin e tyre ndaj meje.

Image

“Bota sot”: Sukseset iu motivojnë?
Baton Haxhiu:
Çdo sukses që kam arritur deri tani ka qenë një hap përpara ndaj synimit tim dhe po ashtu më motivojnë që të punoj më shumë si sportist i kësaj lamie.

“Bota sot”: Çfarë iu mungon më shumë apo sa është vështirë të stërvitesh kur dihet se pak ka fusha të tenisit në Kosovë?
Baton Haxhiu:
Më së shumti na mungon infrastruktura që nuk kemi fusha të tenisit tash e sa vite, andaj bëj lutje nga institucionet më të larta që të na e mundësojnë përfundimin e fushave sepse i kemi tri klube shumë të forta në komunën tonë që funksionojnë me numër të madh të interesuarve në sportin e tenisit, si dhe i jam shumë falënderues menaxhmentit të Gjimnazit “Hajdar Dushi” në krye me z. Bedri Cahani në Gjakovë, që me mundëson të ushtroj në sallën e po kësaj shkolle.

“Bota sot”:  Nga cili tenist frymëzohesh më shumë apo cili është idhulli juaj?
Baton Haxhiu:
Idhulli im është teniseri spanjoll Rafael Nadal, ka teknik perfekte dhe shpirt luftarak si sportist. 

“Bota sot”:  A keni konkurrencë në kategorinë tuaj përkatësisht për U-14?
Baton Haxhiu:
Po, konkurrenca në kategorinë që luaj është e madhe, ku konkurrent kryesor e kam teniserin Filip Paviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat