Gjokoviq turpërohet keq

Tenis

Gjokoviq turpërohet keq

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 23:23
Gjokoviq turpërohet keq

Novak Gjokoviq turpërohet keq dhe kokulur ikë nga turneu!

Tenisti Novak Gjokoviq i ka dhënë fund aventurës në ATP World Tour në Vjenë, pasi u eliminua mbrëmjen e sotme nga italiani Lorenzo Sonego, i cili zhvilloi një ndeshje spektakolare.

Torinezi 25-vjeçar, i cili është në vendin e 42-të në renditjen e përgjithshme ATP, por ia doli të triumfojë 2:0 ndaj në çerekfinalen ndaj tenistit serb, me rezultatin 2:0 (6:2, 6:1) për çdo set dhe u kualifikua në mënyrë të befasishme në gjysmëfinale.

“Ishte fitorja më e rëndësishme e karrierës time.

Gjokoviq është më i miri në botë, por unë sot kam bërë një ndeshje të jashtëzakonshme. Më pëlqen ky turne dhe kushtet me të cilat luhet. Është vërtetë e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme që kam bërë një ndeshje të tillë”, u shpreh Sonego.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat