Habit Nadal, në Akademinë e tij ka një suitë me emrin e rivalit të madh

Tenis

Habit Nadal, në Akademinë e tij ka një suitë me emrin e rivalit të madh

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 08:47
Rafael Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka mbërritur sërish në Paris, aty ku pak kohë më parë triumfoi për të 13-ën herë në grand slam të Roland Garros. Këtë herë, numri 2 në botë do të marrë pjesë në turneun Masters të Parisit.

I intervistuar nga mediat e vendit të tij, Nadal ka rrëfyer një detaj interesant në lidhje me Akademinë e tij.

Ai konfirmoi se aty janë dy suita (dhoma) të mëdha. Njëra prej tyre mban emrin e tij, ndërsa tjetra mban emrin e rivalit dhe mikut të tij Roger Federer.

“Në këto dy ambiente mund të gjesh fotografi, dhurata apo pajisje që unë e Roger i kemi përdorur në karrierën tonë. Ne jemi miq të mirë”, tha Nadal. Federer ka qenë në Majorka vitin 2016, ditën që u inaugurua Akademia e Rafael Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat