Federer vendos rekordin e jashtëzakonshëm

Tenis

Federer vendos rekordin e jashtëzakonshëm

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 11:24
Federer vendos rekordin e jashtëzakonshëm

Edhe pse nuk luan që prej janarit të këtij viti, tenisti zviceran Roger Federer vijon ende të jetë në vendin e katërt të renditjes botërore.

Në klasifikimin e ri të publikuar më 2 nëntor nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit, Federer ka siguruar javën nr.1000 mes “20 tenistëve më të mirë në botë”. Askush si ai!

Ky është një rekord absolut në këtë sport, duke lënë pas Andrea Agassi me 868 javë (i dyti) dhe Jimmy Connors me 860 javë (i treti).

Nga këto 1000 javë, 998 janë radhazi në “Top-20” për Federer, që pritet të rikthehet në fushë në Australian Open. Këtë vit, zvicerani është operuar dy herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat