Rafael Nadal në klubin e legjendave, 1000 fitore në karrierë

Tenis

Rafael Nadal në klubin e legjendave, 1000 fitore në karrierë

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 23:15
Rafafel Nadall

Nuk mund të kishte vend më të mirë se Parisi për të arritur 1000 fitore në karrierë (e para në vitin 2002). Rafa Nadal u mundua shumë për të mposhtur shokun e tij, Feliciano Lopez, në një duel që zgjati 2 orë e 39 minuta lojë. Tenisti nga Mallorca kaloi në raundin e dytë të turneut Paris Bercy dhe u bë lojtari i katërt që arriti një numër katërshifror fitoresh në turnetë ATP. Më mirë se ai kanë bërë vetëm Jimmy Connors, Roger Federer dhe i madhi Ivan Lendl.

Ndeshja kundër Feliciano Lopez nuk ishte formalitet. Pavarërisht se tenisti që kishte përballë ishte 39 vjec, mbetej rival i respektuar. Njihen mirë me njëri-tjetrin, madje janë miq.

Nadal e nisi keq përballjen, duke u thyer në shërbim që në game-n e parë e për rrjedhojë e humbi setin hapës 4-6. Edhe më i ekulibruar seti i dytë, të cilin Nadal e fitoi me vështirësi në “tiebreak” 7-5.

Në setin e final, Nadalit i mjaftoi game i parë i fituar me shërbimet e kundërshtarit, për ta mbyllur 6-4 dhe të gjithë ndeshjen 2-1 me sete. Në raundit e dytë Nadal do të përballet me australian Jordan Thompson.

1000 fitore në karrierë! Një moment historik dhe i jashtëzakonshëm në Paris, në qytetit më të dashur për spanjollin, pasi aty ka fituar plot 13 herë Roland Garros (i fundit, 11 tetorin e kaluar).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat