Nadal një legjendë, arrin fitoren nr.1000

Tenis

Nadal një legjendë, arrin fitoren nr.1000

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 09:07
Nadal një legjendë, arrin fitoren nr.1000

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 2 në botë për meshkuj, në turneun Masters të Parisit ka korrur fitoren nr.1000 si profesionist në karrierën e tij.

Nadal fitoi 2:1 ndaj patriotit të tij Feliciano Lopez në ndeshjen e tij të parë në këtë turne, sukses i vështirë për spanjollin (4-6, 7-6, 6-4).

Vetëm 3 tenistë e kanë arritur këtë shifër më parë. Në krye të renditjes ndodhet Jimmy Connors me 1274 fitore, ndjekur nga Roger Federer (1242) dhe Ivan Lendl (1068).

Fitorja e parë e Nadal në karrierën e tij si profesionist daton në vitin 2002, kur ishte 18 vjeç, ndaj paraguajanit Delgado, në turneun e Majorka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat