Australian Open mund të shtyhet në shkurt

Tenis

Australian Open mund të shtyhet në shkurt

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 13:14
Australian Open mund të shtyhet në shkurt

Grand slam i Australian Open, i parashikuar të nisë në Melburn më datën 18 janar, mund të shtyhet me dy javë. Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Sportit në Shtetin e Victoria (Australi), Martin Pakula.

“Turneu mund të shtuhet maksimumi me 2 javë. Mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë edhe pse jo e vetmja që kemi për momentin në tavolinë”, tha Pakula.

“Këtë vit turneu i Wimbledon u anullua, ndërsa Roland Garros u shty nga pranvera në vjeshtë. Unë jam i idesë se Australian Open do të ketë një shtyrje të vogël, kjo për shkak të situatës shumë komplekse në botë prej pandemisë”, tha Pakula.

Shkak i shtyrjes janë rregullat anti-Covid 19 që janë vendosur në shtetin e Victoria, që detyron të gjithë të huajt të qëndrojnë dy javë në karantinë pasi vijnë në Australi. Nga ky rregull nuk bëjnë përjashtim as tenistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat