Shtyhet pa afat turneu i Indian Wells 2021

Tenis

Shtyhet pa afat turneu i Indian Wells 2021

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 13:18
Shtyhet pa afat turneu i Indian Wells 2021

Shtyhet pa afat turneu i Indian Wells 2021!

Turneu i njohur Masters në tenis i Indian Wells, i planifikuar për t’u zhvilluar më 8 mars të këtij viti në Kaliforni, është shtyrë pa afat nga organizatorët, për shkak të pandemisë Covid-19.

Indian Wells ishte turneu i parë i madh i tenisit që u anulua këtë vit dhe ky fat i keq mund ta ndjekë edhe vitin e ardhshëm.

Organizatorët kanë bërë me dije se po punojnë me WTA dhe ATP-në që ta zhvillojnë këtë turne më vonë, me shpresën që të gjejnë hapësirat e mundshme në kalendar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat