Hadërgjonaj jep lajmin e madh për tenisin e Kosovës

Tenis

Hadërgjonaj jep lajmin e madh për tenisin e Kosovës

Nga: K.G. Më: 27 mars 2021 Në ora: 18:18
Hadërgjonaj jep lajmin e madh për tenisin e Kosovës

Presidenti i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadërgjonaj, jep lajmin e madh për tenisin. 

Ai tregon se Turqia ndihmon sportin e tenisit, që e kap vlera e ndihmës rreth 100 mijë euro.   
“Turqia ndihmon Federatën e Tenisit.

Pas kërkesës nga ana jonë për ndihmë në mbylljen e terreneve të tenisit me të ashtuquajtura Tennis air ballon Dome, Federata e Tenisit të Turqisë me në krye mikun tonë z. Cengiz Durmus, përmes Ministrisë së Sportit të Republikës së Turqisë i dhuron Federatës së Tenisit të Kosovës ndihmë në vlerë afro 100.000 euro. 

Image

Kjo ndihmë është më se e mirëseardhur pasi që tenistët kosovar i kanë kushtet e mjerueshme për punë. Nuk ka sport në Kosovë me kushte më të vështira se tenisi. Nuk ka terrene të mbyllura të tenisit në pronë publike që pamundëson të jemi sa më konkurrentë me të tjerët. 

Tani më në Prishtinë do të kemi 2 terrene të mbyllura, në Prizren, Komuna e Prizrenit është duke e ndërtuar sallën për tenis, në Pejë do të ndërhyhet me buxhet të Federatës së Tenisit tek terrenet e mbyllura të cilat nuk kanë dritare anash.

Image

Do të gjejmë zgjidhje edhe për Gjakovë dhe Mitrovicë në mënyrë që të e realizojmë qëllimin kryesor emergjent që në  dimrin e vitit 2021, të luajmë tenis në 5 qytete të Kosovës. 

Shpresoj shumë që qeveria e re të filloj së realizuari projektet për ndërtimin e Qendrës Nacionale në Taukbahqe të Prishttinës, Qendrat Rajonale në Gjakovë e Prizren etj.  

Deri atëherë mos na lashtë Zoti pa miq. Miku i madh, shteti i madh Turqia edhe njëherë e tregoi madhështinë dhe solidaritetin”, ka shkruar Hadërgjonaj në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat