Jelena me gjuhë provokuese paralajmëron: Novak Gjokoviqi do të vijë në Kosovë!

Tenis

Jelena me gjuhë provokuese paralajmëron: Novak Gjokoviqi do të vijë në Kosovë!

Nga: K.Goca Më: 21 shtator 2021 Në ora: 13:20
Jelena me gjuhë provokuese paralajmëron: Novak Gjokoviqi do të vijë në Kosovë!

Duket se bëri një shëtitje cep e cep të Republikës së Kosovës, u frymëzua dhe në fund tha se edhe burri i saj do të vijë në Kosovë.  

E thotë Jelena, gruaja e provokatorit Novak Gjokoviq, tenisti që ka shkaktuar skandalet të shumta në vitet e fundit, deri të thirrjet nacionaliste kundër shqiptarëve! 

“Si pjesë e punës së Fondacionit ‘Novak Gjokoviq’, Jelena vizitoi Patriarkanën e Pejës, Manastirin e Deçanit dhe Hoxhën e Madhe.

Ajo luante tenis me fëmijët dhe portali lokal Gorazhdevci transmeton fjalët e saja”, shkruan media serbe “Nova.rs”.

"Unë do t'i them Novakut se atdheu i tij është po aq i bukur sa i imi. Unë kam ardhur këtu, por ai do të vijë me mua pas disa javësh", tha Jelena Gjokoviq në Hoxhë të Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat