Hadërgjonaj reagon ashpër ndaj Jelenës për Gjokoviqin: Edhe gruaja e tij provokon Kosovën

Tenis

Hadërgjonaj reagon ashpër ndaj Jelenës për Gjokoviqin: Edhe gruaja e tij provokon Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2021 Në ora: 18:00
Hadërgjonaj reagon ashpër ndaj Jelenës për Gjokoviqin: Edhe gruaja e tij provokon Kosovën

Deklarata e Jelenës, se bashkëshorti i saj, Novak Gjokoviq, do të vjen në Kosovë, është edhe një provokim i radhës për shtetin e Kosovës. 

Presidenti i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadërgjonaj, reagon ashpër me këtë rast, duke i numëruar skandalet e shumta të Gjokoviqit. 

Hadërgjonaj tregon edhe një detaj, prej ardhjes së Lista Srspka në pushtetin e Graçanicës, nuk i lejojnë fëmijët të luajnë në kuadër të Kosovës 

Gruaja e teniserit Novak Gjokoviq, paralajmëron se burri i saj do të vizitojë Kosovën, si do të reagoni ju si federatë?

“Qëllimet kryesore të sportit janë përveç dëshirës për të fituar janë kënaqësia e atyre që e luajnë dhe e atyre që e shikojnë, argëtimi, miqësia, shëndeti, korrektësia sportive etj. Vlerësimi dhe mirënjohja është po ashtu një qëllim i sportit.

Si mund të e vlerësosh pozitivisht një sportist si Novak Gjokoviq kur vazhdimisht vazhdon me provokime ndaj shtetit te Kosovës por edhe ndaj kombeve tjera. Ka provokuar në mitingun e ‘patikave’ kur u shpall pavarësia e Kosovës pas të cilit u demolua Beogradi dhe u vollën dyqanet. 
Ka provokuar kur e ka vizatuar flamurin e Serbisë në ATP Finals 2020 me topa tenisi duke e futur edhe Kosovën nën Serbi. 

Tani edhe gruaja e tij provokon duke i thënë se shtetin e ka të bukur duke aloduar në Kosovën si Serbi.

Sportistët natyrisht se duhet të i ndihmojnë të tjerët por nëse ndihma e Gjokoviqit ka qëllim provokimi atëherë ajo nuk vlen, ajo vetëm se i bënë dëm atij dhe komunitetit serb në Kosovë”, thotë Hadërgjonaj.

Numri një i federatës, tregon një rast të paprecedent, nga ardhja e Lista Srpskës në Graçanicë, ata nuk lejojnë fëmijët të luajnë tenis.

“Mbi 50 fëmijë të komuniteti serb nga Graçanica kanë ushtruar tenis dhe kanë marr pjesë nëpër turne të Federatës së Tenisit të Kosovës në periudhën 2011-2013. Me ardhjen e listës Srpska në pushtet ata nuk lejohen të luajnë më tenis dhe tani më klubi i tenisit në Graçanicë është shuar dhe ata fëmijë nuk luajnë më tenis. Kjo pra është ndihma e tyre ndaj fëmijëve serb. 

Gjokoviq shpesh pyet pse nuk vlerësohet si Federer e Nadal. Provokimi ndaj të tjerëve, arrogance në terren ndaj publikut etj.  e bëjnë atë larg Federer dhe Nadal”, thotë Hadërgjonaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat