Fituese e US Open, ambasadore e “Tiffany & Co” për shumën marramendëse

Tenis

Fituese e US Open, ambasadore e “Tiffany & Co” për shumën marramendëse

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 12:41
Fituese e US Open, ambasadore e “Tiffany & Co” për shumën marramendëse

Tenistja 18-vjeçare britanike Emma Raducanu, fituese e grand slam të US Open një javë më parë, do të jetë ambasadore e kompanisë së diamanteve “Tiffany & Co”.

Nga kjo marrëveshja, tenistja adoleshente pritet të arkëtojë gati 3 milionë dollarë.

Raducanu është shfaqur mbrëmjen e kaluar në Londër në eventin “London Fashion Week” me bizhutërinë e kësaj kompanie. Ajo ka shkruar më pas në “Instagram” se është emëruar ambasadore për “Tiffany & Co”, çka do të thotë se do të veshë dhe reklamojë produktet e kësaj kompanie.

Gjithsesi, ajo që bie në sy është shuma e lartë që tenistja e re britanike do të arkëtojë, gati 3 milionë dollarë, duke e bërë atë një nga adoleshentet më të pasura në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat