Barti, anulon pjesëmarrjen në Guadalahara

Tenis

Barti, anulon pjesëmarrjen në Guadalahara

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 19:28
Barti, anulon pjesëmarrjen në Guadalahara

Tenistja më e mirë sipas listës “VTA”, Eshli Barti, ka mbyllur sezonin dhe nuk do të mbrojë titullin në turneun final të VTA-s, që do të zhvillohet në Guadallahara të Meksiko nga 10 e deri më 17 nëntor.

Tenistja australiane, nuk morri pjesë në turneun Masters “US Open”, duke paralajmëruar se do të përgatitet më mirë për sezonin e ardhshëm.

“Ishte vështirë që të sjellim një vendim të tillë, por prioritet është që të pushojë trupin nga sezoni i vështirë dhe të fokusohem për turneun në Australi,” tha mes tjerash Barti për mediat në Angli.

Kujtojmë se Eshli Barti, këtë vit arkëtoi 5 tituj, dhe çfaredo që të ndodh në turneun në Guadallahara, ajo do të mbetet në vendin e parë në renditjen e tenisteve më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat