Kaos para Australian Open

Tenis

Kaos para Australian Open

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:15
Kaos para Australian Open

Në prag të grand slam të Australian Open, që zhvillohet në janar të vitit të ardhshëm, ka mjaft polemika në lidhje me pjesëmarrjen apo jo të tenistëve të pavaksinuar. Ditët e fundit ka nisur një përplasje mes organizatorëve të turneut dhe qeverisë së shtetit të Victoria, ku ndodhet qyteti i Melburn.

Guvernatori i shtetit të Victoria, Daniel Andreës, tha sot:

“Lojtarët që nuk janë vaksinuar nuk do të ketë një leje speciale për të marrë pjesë. Ne po bllokojmë personat e pavaksinuar në lokale, restorante dhe zona të tjera sportive, ndaj nuk do të ketë përjashtime për Australian Open. Për ne, ky është problem i zgjidhur”.

Ndërsa organizatorët e grand slam u shprehën se kishin marrë një OK për të lejuar tenistët e pavaksinuar, por me kusht që ata të qëndronin në karantinë dhe të zhvillonin testin anti-Covid çdo ditë. Organizatorët thanë se po bisedojnë si me shtetin e Victoria ashtu dhe qeverinë federale për të gjetur një kompromis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat