Nadal: Plani im është që të luaj në dhjetor në Abu Dhabi

Tenis

Nadal: Plani im është që të luaj në dhjetor në Abu Dhabi

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 11:25
Nadal: Plani im është që të luaj në dhjetor në Abu Dhabi

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka zbuluar objektivat e tij për të ardhmen.

Ish-numri 1 në botë, fitues i 20 grand slam, nuk luan që nga gushti i këtij viti, pasi disa probleme në këmbë e detyruan të ngrejë “flamurin e bardhë”.

“Plani im është që të luaj në dhjetor në Abu Dhabi, në turneun parapërgatitor dhe më pas një tjetër turne para se të luaj në Australian Open.

Unë po punoj fort për të realizuar këtë plan dhe të jem në formën më të mirë të mundshme në Australi”, tha Nadal.

“Unë nuk e di ende saktësisht se kur do të nis stërvitjen më raketën, por objektivi im është të nis sezonin e ri që në janar. Dëmtimi nuk është rikuperuar ende 100%.

Aktualisht stërvitem 90 minuta në ditë dhe kjo është pozitive. Aktualisht kam më shumë ditë që janë pozitive se sa negative dhe kjo më ngushëllon”, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat