Medvedev në çerekfinale

Tenis

Medvedev në çerekfinale

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 11:22
Medvedev në çerekfinale

Danil Medvedev siguroi çerekfinalen e turneut Masters në Paris, pasi që mundi amerikanin Sebastian Korda me 2-1 në sete.

Amerikani kaloi në epërsi, por më pas nuk arriti të mbaj hapin me tenistin e favorizuar, i cili fitoi dy setet e radhës (4-6, 6-1, 6-3).

Në çerefinale, Medvedev do të takohet me Hugo Gaston, i cili me ndihmën e madhe të publikut eliminoi të riun Karlos Alkaraz (6-4, 7-5).

Ndërkohë Kasper Rud në mënyrë rutinore mundi dhe eliminoi nga garat e mëtejshme, Markos Giron me 2-0 në sete ose 6-2, 6-1 në geme. Në çerekfinale do të takohet me Aleksander Zverevin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat