Serbët çarten për Gjokoviqin, goditen rëndë nga media e njohur zvicerane

Tenis

Serbët çarten për Gjokoviqin, goditen rëndë nga media e njohur zvicerane

Nga: K.Goca Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 19:34
Serbët çarten për Gjokoviqin, goditen rëndë nga media e njohur zvicerane

Po e kuptojnë shumë shtete se kush është Novak Gjokoviqi, tenist serb.

Gjoka, viteve të fundit merret me nacionalizëm, duke përkrahur politikën e poshtër të Serbisë së Aleksandër Vuçiqit dhe duke e sulmuar shumë herë Republikën e Kosovës. 

Media e njohur zvicerane “Blick”, me një shkrim që ka publikuar dje, i ka çartur serbët!   

Mediat serbe dot nuk e përtypin goditjen e rëndë të mediumit zviceran. 

“Skandal botëror! ‘Blick” zviceran akuzoi Gjokoviqin për mbështetje të terroristëve!? Është e frikshme ajo që shkruan!

Akuza të turpshme ndaj tenistit më të mirë në botë, Novak Gjokoviq, vijnë nga Zvicra.

Gazeta e famshme “Blick” ka publikuar një tekst skandaloz në të cilin e lidh Novak Gjokoviqin me lëvizjen e diskutueshme QAnon.

Gazeta zvicerane me tirazh më të madh iu referua ekspozimit të Novakut ndaj propagandës mediatike, përhapjes së gënjeshtrave dhe sulmeve me të cilat përballet”, shkarravit me nervozizëm media serbe “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat