Akuzoi zëvendëspresidentin e vendin për sulm se*sual, zhduket sportistja

Tenis

Akuzoi zëvendëspresidentin e vendin për sulm se*sual, zhduket sportistja

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 22:07
Akuzoi zëvendëspresidentin e vendin për sulm se*sual, zhduket sportistja

Tenistja kineze, Shuai Peng, i cila ishte numri një në botë renditjen e lojës dyshe në vitin 2014 dhe aktualisht e 191-ta në renditjen individuale, sipas gazetës “Le Monde”, është zhdukur nga qarkullimi, pasi akuzoi ish-zëvendëspresidentin e vendit të saj, Zhang Gaoli, për abuzim seksual.

Peng, 35 vjeçe, e cila luajti turneun e saj të fundit në shkurt 2020, në Doha, para fillimit të pandemisë, denoncoi hapur liderin kinez në rrjetin social Weibo, megjithëse mesazhi u zhduk 20 minuta më vonë.

Sipas versionit të lojtares veterane, Zhang Gaoli, 75 vjeç, një nga politikanët më të rëndësishëm kinez mes viteve 2013 dhe 2018, e ka detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale.

Në karrierën e Pengut bien në sy 23 tituj në lojën në çift, veçanërisht në Roland Garros 2014, dhe dy në teke: Tianjin (2016) dhe Nanchang (2017).

“Akuza të tilla për përdhunim prekin për herë të parë një lider kaq të lartë brenda qeverisë kineze. Por heshtja e gruas së re, që kur rasti u bë publik, ngre frikën se çfarë mund të ketë ndodhur me të,” shkruan Simon Leplâtre, korrespondent “Le Monde” në Shangai. Një nga versionet që qarkullojnë është se tenistja është arratisur në Shtetet e Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat