Tenistët e pavaksinuar nuk mund të luajnë në Australian Open

Tenis

Tenistët e pavaksinuar nuk mund të luajnë në Australian Open

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 06:46
Ilustrim

Tashmë është zyrtare. Të gjithë tenistët e pavaksinuar nuk mund të luajnë në grand slam të Australian Open, turne që zhvillohet në Melburn në janar të vitit të ardhshëm.

Lajmin e konfirmoi pak më parë Craig Tiley, drejtori i këtij eventi.

Një lajm që lë në dyshim pjesëmarrjen të mjaft tenistëve ende të pavaksinuar, përfshi edhe numri 1 në botë për meshkuj, Novak Djokovic, njëkohësisht kampion në fuqi. Ai aktualisht është në Torino, ku po luhen finalet e ATP për meshkuj.

Ky vendim i organizatorëve vlen edhe për tifozët apo stafet e tenistëve, që nëse duan të jenë në këtë turne duhet të vaksinohen. Në Australian Open do të mungojë Federer, i dëmtuar dhe mungesa e Djokovic do të ishte një tjetër goditje e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat